Kujdes nga i nxehti “përvëlues”, IKSHPK del me disa këshilla për qytetarët
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë ditëve me temperatura të larta.
IKShPK-ja ka rekomanduar shmangien e qëndrimit të gjatë në diell, veçanërisht gjatë orëve të mesditës, kur temperaturat dhe ekspozimi ndaj rrezatimit diellor janë më të larta.
Instituti këshillon qytetarët të përdorin kapelë, syze dielli dhe krem mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit ultraviolet (UV).
Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe lëngje pa sheqer, me qëllim shmangien e dehidratimit.
IKShPK-ja ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë temperaturave të larta dhe marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e shëndetit.