Kufizimi i orarit për shkak të temperaturave, MSh thotë se janë marrë masa ndaj 28 shkelësve
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se vendimi i marrë dje për kufizimin e orarit të punës për disa kategori për shkak të temperaturave të larta po zbatohet.
MSh përmes një njoftimit ka bërë të ditur se sot janë marrë masa ndaj së paku 28 shkelësve të këtij vendimi.
“Vendimi po zbatohet. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë marrë masa ndaj së paku 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës për shkak të temperaturave të larta. Këto masa janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe organet tjera relevante, me qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve.” – thuhet në njoftim.
Tutje nga Ministria e Shëndetësisë kanë lutur qytetarët që për çdo shkelje të lajmërohen në numrat e Inspektoratit të Punës.
“Ju lutemi, për çdo shkelje që hasni lajmërohuni në numrat e Inspektoratit të Punës ose në faqen zyrtare të Ministrisë. Qytetarë të nderuar, faleminderit për bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm!” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e MSh-së.