Kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë për shkak të temperaturave të larta
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se do të vazhdojnë kufizimet për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë.
Kufizimi në autoudhë do të zbatohet nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave mbi 32 gradë Celsius.
Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime.
Përjashtohen automjetet emergjente, të sigurisë dhe institucionet shëndetësore.