Kuçi e PSD-së: Qeveria Kurti është kundër punëtorëve, s'merret me krizën ekonomike e çmimet e larta
Natyra Kuçi, zëdhënëse e Partisë Socialdemokrate, ka komentuar ndalimin e pagave të grevistë, të cilën ajo e ka cilësuar si dënim.
Tutje, në statusin e saj në Facebook, zonja Kuçi ka shkruar se Qeveri Kurti është qeveri kundër punëtorëve dhe mirëqenies së tyre.
Gjersa fokusi i Qeverisë është në dënim të grevistëve, ajo ka thënë se do të duhej të ishte në krizën ekonomike, energjetike, e në rritjen e çmimeve të produketeve esenciale.