"Ku është PDK? Ku është shteti?": Lushi reagon pas raportimit të Nacionales për vendimin e Speciales rreth paraburgimit
Lushi reagon pas raportimit të Nacionales për vendimin e Speciales: Ku është PDK? Ku është shteti?
Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, ka reaguar pas raportimit të Nacionales për vendimin e Speciales, me të cilin iu vazhdua paraburgimi Hashim Thaçit e Kadri Veselit.
Ai ka pyetur se ku është PDK-ja dhe ku është shteti i Kosovës.
Kjo pasi Specialja, pavarësisht përfundimit të dëshmitarëve të Prokurorisë, vendosi t’ua vazhdojë paraburgimin Thaçit e Veselit.
Postimi:
Ndërsa shqiptarëzinjët merren me vulgun bigbrodheresk, që e ka çdo komb, edhe pse dorën në zemër në sasi jo sa populli i vogël shqiptar, disa të huaj të cilët paguhen miliona në emrin tonë po dhunojnë bashkombasit tonë në Hagë poashtu në emrin tonë.
Ku është PDK? Ku është shteti i Kosovës? Ku janë shqiptarët?!
Aty ku i duan armiqtë! Te shkërmitja e dhëmbëve për njëri-tjetrin dhe hajvanizmi bigbrodherian!