Kthehet normaliteti: S’ka pritje nëpër pika kufitare
Nuk ka pritje të gjata nëpër pikat kufitare si në hyrje ashtu edhe në dalje nga vendi.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur se mëngjesin e kësaj të diele te pikë kalimi kufitare te Dheu i Bardhë qytetarët mund të presin deri në 10 minuta.
Ndërsa në pikë kalimet e tjera 3 deri në 5 minuta.
Për pak orë disa prej pikave kufitare me Serbinë qëndruan të mbyllura pas bllokimit të rrugëve nga grupet ekstremiste serbe.