Kryeziu: Të luftosh hajnat me Bujarin Dugollin mbrapa është mashtrim
Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar në vazhdën e shumë reagimeve mbi videon e publikuar nga Vetëvendosje ku akuzohen ish pushtetet për “shkatërrimin” 20 vjeçar të shtetit.
Kryeziu shkruan se është “patriotizëm” e “fisnikëri” të luftohet krimi e korrupsioni, mirëpo sipas tij kjo nuk bëhet Bujar Dugollin, i cili është i afërt me qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje.
“T’i luftosh "hajnat dhe kriminelët" është patriotizëm, është fisnikëri. Por me nda Bujarin prej tyre edhe asaj kohe ?! Ky "patriotizem dhe kjo fisnikëri" është mashtrim”, ka shkruar Kryeziu sipër fotografisë ku Dugolli është pranë Kurtit.
Kujtojmë se Dugolli është profesor në Universitetin e Prishtinës të cilin Këshilli i Etikës në UP e ka dënuar për përmbajtje të theksuar të plagjiaturës në punimet e tij akademike.
