Kryeziu: Shumica që nuk arrin të mbajë seanca duhet të vetëdorëhiqet - NACIONALE

Kryeziu: Shumica që nuk arrin të mbajë seanca duhet të vetëdorëhiqet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar shumicën parlamentare për dështime të mbajtjes se seancave parlamentare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se një shumicë parlamentare që nuk arrin të mbajë seanca të rregullta plenare duhet të vetëdorëhiqet.

Mirë e ka Kryetari i Kuvendit, por ai duhet ta fillojë këtë zhvillim politik! Një shumicë parlamentare që nuk arrin të mbajë seanca të rregullta plenare për shkak të papërgjegjësisë së deputetëve, është më mirë të vetëdorëhiqet dhe t’i hapë rrugën një legjitimitet të ri politik”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme