Kryeziu: Qeveria Kurti po e ndërron praktikën, tash të protestohet për emërimin dhe jo për shkarkimin e ministrave - NACIONALE

Kryeziu: Qeveria Kurti po e ndërron praktikën, tash të protestohet për emërimin dhe jo për shkarkimin e ministrave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ismet Kryeziu nga KDI, ka reaguar për mungesën e ministrit të Shëndetësisë tash e sa muaj në Kosovë.

Kryeziu ka pyetur nëse mund të protesohet edhe “PËR” emërim të ministrave dhe jo vetëm për shkarki,

“S'di a protestohët PËR?! Qeveria Kurti po duket do të ndryshojë praktikat nga protestat qytetare për shkarkim e dorëheqje të ministrave, në protesta për zgjedhje e emërim të ministrave.”, ka shkruar ai.

Ai thotë se zgjidhja e vetme që Qeveria të reagojë në emërimin e ministrit të Shëndetësisë, është protesta.

S'ka mbetë zgjidhje tjetër, vetëm me dal me protestuar për zgjedhjen a emërimin e ministrit të shëndetsisë.”. ka shkruar ai në Facebook.

Reagimi i tij, vjen pasi javën e kaluar në Spitalin e Pejës, një foshnje e vdekur e fut në lavatriçe bashkë me rroba të tjera.

Ky rast ka nxitur reagime të shumta teksa Spitali i Pejës ka konfirmuar se tashmë janë suspenduar shtatë punonjës.

Spitalit të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit.”, thuhet në reagim.

Për të lexuar më shumë rreth këtij rasti, ftoheni të kilikoni KËTU.

Lajme të ngjashme