Kryeziu: Protesta e vajzave dhe grevat tregojnë se shoqëria jonë është para politikës - NACIONALE

Kryeziu: Protesta e vajzave dhe grevat tregojnë se shoqëria jonë është para politikës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka lavdëruar organizimin e protestave kundër përdhunimit të 11-vjeçares dhe grevën e përgjithshme të BSPK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur kombet arrijnë të grupohen jo vetëm rreth interesave kombëtare e fetare, kanë filluar të hedhin hapat e formësimit qytetar.

Kombet që arrijnë të grupohen, mobilizohen dhe aktivizohen jo vetëm rreth interesave kombëtare e fetare, kanë filluar të hedhin hapat e formësimit qytetar. Kjo që po ndodhë me protestën e grave dhe vajzave, kundër përdhunimit të 11-vjeçares, dhe organizimi i sindikatës me grevën e mësimdhënsve, tregojnë se shoqëria jonë është një hap larg nga ajo se si na përfaqëson politika”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme