Kryeziu: Opozitarizmi vandal i përket të kaluarës në Kosovë - NACIONALE

Kryeziu: Opozitarizmi vandal i përket të kaluarës në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj veprimit të djeshëm të shefit të asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçla, në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ai ka bërë me dije se opozitarizmi vandal i përket së kaluarës në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka vlerësuar së diskutimet politike duhet të zhvillohen në mënyrë demokratike.

“Opozitarizmi vandal i perket se kaluares ne Kosove dhe nuk duhet te tolerohet apo promovohet si model i politikeberjes. Diskutimi dhe kundershtimi politik duhet te zhvillohen ne menyre demokratike, duke respektuar ligjin, institucionet dhe vlerat e pluralizmit politik”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme