Kryeziu: Nga një politikë refuzuese, në një qeveri dhe presidencë që pajtohet në plotni me formatin dhe përmbajtjen e dialogut - NACIONALE

Kryeziu: Nga një politikë refuzuese, në një qeveri dhe presidencë që pajtohet në plotni me formatin dhe përmbajtjen e dialogut

4 javë më parë

nga NACIONALE

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka komentuar marrëveshjes sotme mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke të dokumentacionit.

Në lidhje me marrëveshjen, Kryeziu ka thënë se pas më shumë se një dekadë të politikës refuzuese nga udhëheqësit aktual të institucioneve shtetërore, kemi kaluar në një qeveri dhe presidencë që pajtohet tërësisht me të gjithë formatin dhe përbujtjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Nga një politikë refuzuese për më shumë se dhjetë vitesh?! Pas ardhjës në pushtet, tani kemi një qeveri dhe presidencë që pajtohet në plotni me formatin, arsyen dhe përmbajtjen e dialogut, marrëveshjet e arritura dhe zbatimin e tyre, si përgjegjësi që derivojnë nga ky proces. Në javët në vazhdim pala kosovare do ta ketë të pa alternativë, fillimin e zbatimit të marrëveshjës për asosacionin.

Lajme të ngjashme