Kryeziu: Nesër tre pikët qëndrojnë në Prishtinë - NACIONALE

Kryeziu: Nesër tre pikët qëndrojnë në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Kryeziu beson se nesër do të fitojmë ndaj Qipros.

Ai thotë se nuk e kanë merituar humbjen e djeshme, por tani është fokusuar te Qipro, njësoi si e tërë skuadra.

"Mirëdita, faleminderit që jemi këtu. E kemi ndeshjen ndaj Qipros, e dimë që është e vështirë për ta mbajtur vendin e dytë dhe shpresoj ta mbajmë tre pikët në Prishtinë".

"Normal se lojtarët kanë qenë të zhgënjyer sepse duke parë lojën, rezultati nuk është dashur të jetë ajo humbje. Këto ditë që kemi qëndruar bashkë dhe ka qenë shumë pozitive. Besoj që nesër tre pikët i lëmë në Prishtinë".

"Nuk e besoj, mbrojtja dhe ekipi kanë luajtur mirë. Kemi analizuar ku kemi bërë gabimet, gjithashtu edhe Qipron e kemi analizuar në aspektin ofensiv dhe besoj që jemi përgatitur shumë mirë".

"Grupi ku jemi tash, nuk është edhe e dobët, por ekipi ynë ka kualitet me qenë në vendin e parë dhe besoj se këto ndeshje duhet me qenë të fituara. Greqia nuk është ekip i keq, por kemi humbur pikë. Ne kemi kualitetin për vendin e parë dhe të dytë".

Lajme të ngjashme