Kryeziu merret me Haradinajn, ia përmend “pakënaqësinë me shikueshmërinë e emisioneve”
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, i është kundërpërgjigjur Ramush Haradinajt, kryetar i AAK-së, në lidhje me ftesën për debat me kryeministrin Albin Kurti.
Sipas Kryeziut, kjo ftesë ka ardhur për shkak të “pakënaqësisë me shikueshmërinë e emisioneve”.
“Tash, ftesa e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për debat me Kryeministrin Kurti, nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse pakënaqësi me shikushmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai. Sigurisht që sjellja e Kryeministrit Kurti në të njëjtin kuadër televiziv do ta ndryshonte këtë” – ka shkruar ai.