Kryeziu: LDK-ja dhe AAK-ja nuk duhet të lejojnë që kjo qeveri të vazhdojë - NACIONALE

Kryeziu: LDK-ja dhe AAK-ja nuk duhet të lejojnë që kjo qeveri të vazhdojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se Qeveria dhe klasa aktuale politike kanë nevojë për një legjitimitet të ri politik.

Ai ka bërë me dije se në këto rrethana mundësia e vetme është shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, opozita duhet të shfrytëzojë këtë mundësi për të çuar vendin në zgjedhje të reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, LDK-ja dhe AAK-ja nuk duhet të lejojnë që kjo qeveri të vazhdojë të funksionojë pa legjitimitet politik.

“Partitë opozitare nuk duhet të presin ndonjë ndërhyrje cezariane nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht në këtë periudhë. Nëse mundësia e tyre e vetme është shpërndarja e parlamentit, atëherë duhet ta përdorin këtë mundësi për të krijuar një situatë të re politike. Zgjedhje të parakohshme. Nëse kryeministri Kurti ka këmbëngulur në politikat dhe veprimet e tija deri në atë pikë sa të vendosen masa kundër vendit, të zbehen dhe dëmtohen marrëdhëniet me aleatët, dhe të humbet mundësia për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai do të dijë të qëndrojë në detyrë deri në përfundimin e mandatit”, ka shkruar ai.

Sipas tij, qeveria aktuale nuk ka fuqi që të marr vendime.

“LDK dhe AAK, nuk duhet të lejojnë që kjo qeveri të vazhdojë të funksionojë pa legjitimitet politik. Qeveria aktualisht nuk e ka fuqinë jo vetëm për të marrë përgjegjësinë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, por se ka as shumicën parlamentare për të shtyrë përpara çështje kyçe si Kodi Civil. Për atë zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme për të zgjidhur bllokadat politike dhe për të krijuar një legjitimitet të ri politik dhe qeverisës, duke i lejuar qytetarët të shprehin vullnetin dhe besimin e tyre politik përmes votës”, ka vlerësuar ai.

Lajme të ngjashme