Kryeziu i qeverisë në detyrë i qet kushte BE-së: Për takime jashtë objektit duhet dakordim i palëve
Qeveria në detyrë e Kosovës ka komentuar më në fund letrën e shefit të misionit të BE-së.
Kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga shefi i Misionit të BE-së, ambasadori Aivo Orav i ka shkuar një letër, në të cilën flitet mbi pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025, raporton Kosovapress.
Kryeziu ka përmendur dakordim paraprak për ata që duan ta takojnë Kurtin, jashtë objektit të qeverisë.
“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk mbanë takime pune edhe jashtë zyrës së tij - por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve. Takime jashtë mjediseve të kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën edhe gjatë kohës sa ka qenë me mandat të plotë,” ka thënë Kryeziu.