Kryeziu: Gazetari Buzhala po e sfidon pushteti dhe po e lëviz opozitën - NACIONALE

Kryeziu: Gazetari Buzhala po e sfidon pushteti dhe po e lëviz opozitën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, i ka dal në mbrojtje gazetarit Berat Buzhala, i cili po sulmohet në mënyra të ndryshme nga pushteti aktual.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se përmes kombinimit të gazetarit Buzhala po e sfidon pushtetin dhe po e zgjon nga gjumi opozitën.

Një gazetar përballë një pushteti shtetëror e politik!? Berati po arrin në mënyrë mjeshtërore përmes kombinimit të gazetarisë investigative dhe opinionbërëse të sfidojë pushtetin, të çmontojë propagandën politike dhe të levizi opozitën nga gjumi dhe topitja që kishte ra”, ka shkruar Kryeziu.

Sipas tij, pushteti përmes mekanizmave shtetëror po mundohet të përhap frikë të gazetarët.

Përdorimi i mekanizmave shtetërorë për të përhapur frikë dhe për të zvogëluar mundësitë për angazhim civil, fuqinë e hulumtimit dhe mendimit të lirë, vetëm sa po e shpërfaqë frikën e pushtetit e të politikës me tendenca autokratike”, ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme