Kryeziu: Dinari nëse diskutohet në Bruksel, nuk është tema e parë që rregullon çështjet e brendshme të Kosovës - NACIONALE

Kryeziu: Dinari nëse diskutohet në Bruksel, nuk është tema e parë që rregullon çështjet e brendshme të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu ka thënë se dinari nëse diskutohet në Bruksel, nuk është tema e parë që rregullon çështjet e brendshme të Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kryeziu ka thënë se dialogu për nroamlizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, po interpretohet se ka devijuar në qeverisje të brendshme të Kosovës.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, i filluar si i tillë, po interpretohet se ka devijuar nga normalizimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, në qeverisje të brendshme të Kosovës. Ky interpretim dhe realitet besoj vjen për dy arsye, e para politikanët tanë kanë dashur ta fshehin të vërteten pse dhe çka përfshinë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve dhe e dyta s’duan ta kuptojnë se vonesat dhe ikja nga përgjegjësitë e Kosovës në dialog, do e zgjasin këtë bashkëqeverisje.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka shtuar se dialogu për normalizim është më kompleks se sa interpretohet.

“Dialogu për normalizim, s’ka filluar vetëm për çështjet e hapura mes këtyre dy shteteve, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por dhe për të trajtuar, zbatuar dhe integruar të drejtat dhe përfaqësimin e komunitetit serb në Kosovën e pavarur. Është më kompleks se sa interpretohet.” – është shprehur tutje kryeziu.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme