'Rastësi apo qëllimshëm': Kryeziu thotë se Kurti dhe Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshjen - NACIONALE

'Rastësi apo qëllimshëm': Kryeziu thotë se Kurti dhe Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, beson që së shpejti kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare.

Ai ka thënë se nuk e di nëse është e qëllimshme apo rastësi që sot Kurti e Vuçiq patën të njejtën ditë paraqitje në parlamente para deputetëve për çështjen e Asociacionit, por besoj se është lajm i mirë që dialogu po shkon drejt përmbylljes.

Albini dhe Vuçiqi sot paskan zgjedhur të njëjtën ditë t'i drejtohen parlamentarëve, qytetarëve dhe ndërkombëtarëve?! Rastësi apo qëllimshëm, nuk e di, por besoj kështu të dy së shpejti, vetëm atëherë së bashku, në të njëjtën ditë, do ta nënshkruajnë marrëveshjen. E mira e kësaj, dialogu po shkonë drejtë zhbllokimit dhe finalizimit”, - ka shkruar Kryeziu.

Lajme të ngjashme