Kryetarja e Gjykatës Speciale javën tjetër në Gjilan, PSD-ja proteston - NACIONALE

Kryetarja e Gjykatës Speciale javën tjetër në Gjilan, PSD-ja proteston

1 vit më parë

nga NACIONALE

Partia Socialdemokrate javën e ardhshme do ta zhvillojë një protest me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova në Gjilan.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka thënë se kjo gjykatë është politike.

Ai i ka ftuar të bashkohen në protestë edhe veteranët.

“E kemi theksuar se kjo gjykatë është politike. Nuk kam dëgjuar që gjykata të mbajë takime të mbyllura. Kur ishte herën e parë na ftoi për takim. Kësaj radhe kur e paralajmëroi takimin morëm përgjigje negative. Proceset në këtë gjykatë janë duke shkuar në mënyrë negative”, tha Molliqaj.

“Me datën 21 në ora 10:00 që ku do të mbahet ky takim do të kemi protestë dhe i ftojmë edhe veteranët. Protesta duhet të jetë sa më masive dhe për t’i treguar zonjës në fjalë që qytetarët që e duan këtë vend nuk janë dakord me këto zhvillime”, theksoi Dardan Molliqaj.

Më 21 shtator, sot një javë, kryetarja e Gjykatës Speciale do ta vizitojë Gjilanin.

Lajme të ngjashme