Kryetari Zeqiri flet pas betimit: Qeveria s’deshi të irritojë popullatën lokale - NACIONALE

Kryetari Zeqiri flet pas betimit: Qeveria s’deshi të irritojë popullatën lokale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në fshatin e tij të lindjes, në Çabër të Zubin Potokut, u betua si Kryetar i kësaj komune, Izmir Zeqiri i Partisë Demokratike të Kosovës. Zeqiri është deklaruar për media edhe pas betimit, me ç’rast foli edhe për arsyen e betimin në një objekt publik në atë fshat.

Zeqiri tha në T7 se u betua aty ku betua sepse Qeveria e Kosovës “nuk ka dashur të shkojë në forma që mund të irritojnë popullatën lokale”. Objektin komunal të Zubin Potokut, Kryetari i ri tha se e ka parë “vetëm nga jashtë”.

Thënë të drejtën jam punëtor i kësaj komune kaherë. E kam parë prej së jashti. Nuk kam qenë edhe në zyrën e kryetarit brenda. Mirëpo përafërsisht e di ku ka qenë”, ka thënë ai.

Qeveria ka hapa të matur me këto sene. Mos me shku me hapa me një formë ku mund të irritohen një pjesë e popullatës”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme