Kryetari Konjufca procedon kërkesën për zëvendësimin e deputetëve të Listës Serbe
Pas dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe nga Kuvendi i Kosovës, kryetari Glakuk Konjufca ka filluar mënjëherë procedimin e zëvendësimit të tyre.
Klan Kosova raporton se Konjufca ka bërë kërkesë për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të Listës Serbe.
Ndërkohë, Konjufca në një deklarim para pak orëve të hënë për media ka thënë se nuk ka rrezikim të rendit kushtetues
“Unë mendoj se me këtë ngjarje nuk ka ndodhur kurrfarë rrezikimi i rendit kushtetues të Kosovës. Kuantitativisht na ka ndodhë largim më i madh se ky, sepse këso dorëheqje nuk kemi pasur kurrë, por në aspektin ligjor është e njëjta procedurë siç ndodhë edhe me deputetë tjerë”, ka thënë kryetari i Kuvendit.
Ndryshe, këto ditë serbët e Kosovës janë larguar nga të gjitha institucionet e Kosovës, pas vendimit për targat si dhe suspendimit të drejtorit të Policisë së Kosovës për Veriun.
