Kryetari i Zubin Potokut e bën vajzën drejtoreshë të Kulturës në komunë: "Nuk kemi njerëz tjerë", "nuk është krejt në laminë e saj"
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, siç raporton Klan Kosova, ka punësuar vajzën e tij në këtë komunë.
Sipas këtij raportimi, Dhurata Zeqiri është emëruar drejtoresh e Drejtorisë së Kulturës në këtë komunë.
Ai ka thënë se emërimi i saj është bërë për shkak të mungesë së njerëzëve për të formuar qeverisjen lokale.
“Kam bërë emrim kryesisht të PDK-së, por ka edhe të LDK-së që kanë dashtë të kemi emri edhe neve na duhet me marrë nuk kemi njerëz tjerë, ban vakia është familjarë i afërt se qita jemi." - ka thënë ai.
E për këtë punsim ka folur edhe Zeqiri që tha kështu:
“Nuk është krejt në laminë e saj nashta krejt drejtoritë e saj s’kom mujt me gjetë kuadër për laminë e saj por me ia përngja diçka dhe mi ba disa emërim për me ecë disa procese.” – ka thënë ai.