Kryetari i Vushtrrisë e pranon se u kërcënua nga një qytetar: Kanosja lidhet me çështje punësimi - NACIONALE

Kryetari i Vushtrrisë e pranon se u kërcënua nga një qytetar: Kanosja lidhet me çështje punësimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka pranuar se është kërcënuar nga një qytetar përmes telefonit.

Ai ka treguar se kanosja ka pasur të bëj me çështje punësimi.

Po është e vërtetë se jam kanosur nga një person përemes telefonit. E kam raportuar rastin në polici, kanosja lidhet me çështje punësimi në arsim”, ka thënë Idrizi për Reporteri.net.

Pas raportimit të rastit, policia ka arrestuar kërcënuesin.

Policia ka bërë me dije se i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Vushtrri 29.12.2023-14:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme