Kryetari i të rinjve të LDK-së: E kundërshtojmë çdo rektor të instaluar nga pushteti - NACIONALE

Kryetari i të rinjve të LDK-së: E kundërshtojmë çdo rektor të instaluar nga pushteti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka reaguar pas shkarkimit të rektorit të UP-së, Naser Sahiti.

Guri në Facebook ka shkruar se është shkelje e dinjitetit kapja e universitetit, dhe ky reagim i tij erdhi pasi që Luljeta Plakolli-Kasumit, është emëruar si ushtruese e detyrës së rektores, dhe e njëjta është e afërt me Presidenten, Vjosa Osmani.

E kundërshtojmë ndërhyrjen e pushtetit në UP. E kundërshtojmë çdo rektor të instaluar nga pushteti. E duam UP-në e lirë e të pavarur nga diktati i Qeverisë. Sepse duam arsim cilësor. Duam kushte të mira në institucionin e dijes. Duam normalitet gjatë studimeve”, ka shkruar ai.

Tutje kryetari i të rinjve të LDK-së ka thënë se studentët e studentet e meritojnë të arsimohen lirshëm, andaj mos ua shtoni edhe një krizë të radhës.

Lajme të ngjashme