Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është pak hajgare - NACIONALE

Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është pak hajgare

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka folur në lidhje me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë.

Duke folur për vendimin e para disa kohshëm, Sejdiu e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës.

“Kjo rritje e pagave për mjeket ta them të drejtën është pak hajgare. Pagat do të duhej të rriteshin prej janarit dhe të vazhdohej në bazë të Ligjit, ku parashihet rritja e çmimit apo vlerës së koeficientit dhe jo me këto ‘këste’” – tha Sejdiu për FrontOnline.

Lajme të ngjashme