Kryetari i LDK-së uron për organizimin e Lojrave Mesdhetare Prishtina 2030
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur lajmin për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë gjatë vitit 2030.
Abdixhiku ka deklaruar se kjo është një ngjarje historike për sportin, shtetin dhe kryeqytetin.
“Lajmi për organizimin e Lojrave Mesdhetare Prishtina 2030 është një ngjarje historike për sportin, kryeqytetin e shtetin tonë duke e futur në hartën globale të mbajtjes dhe organizimit të ngjarjeve të tilla me karakter ndërkombëtar.” – ka thënë ai.
Veç kësaj, ai ka përgëzuar Komunën e Prishtinës, Komitetin Olimpik dhe akterët tjetër që punuar për këtë arritje.
“Jemi të lumtur dhe përgëzoj Komunën e Prishtinës, Komitetin Olimpik të Kosovës dhe akterët tjerë relevant që punuan me përkushimin më të madh në arritjen e këtij momenti historik.
Lojrat Mesdhetare janë mundësi ideale për ta zhvilluar infrastrukturën sportive, japin një impuls të madh zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbi të gjitha pasqyrojnë imazhin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Andaj le të punojmë fort që ky organizim të bëhet në mënyrën më profesionale dhe dinjitoze për shtetin tonë.” – tha ai.