Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë vjen për vizitë në Kosovë, takohet me Haxhiun - NACIONALE

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë vjen për vizitë në Kosovë, takohet me Haxhiun

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot një takim zyrtar me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi.

Sipas agjendës, takimi do të mbahet nga ora 10:00, në kabinetin e kryetares së Kuvendit.

Pritet që në fokus të bisedimeve të jenë bashkëpunimi ndërparlamentar dhe çështjet me interes të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka treguar zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme