Kryetari i KQZ-së pret në takim shefin e Zyrës së BE-së - NACIONALE

Kryetari i KQZ-së pret në takim shefin e Zyrës së BE-së

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi është takuar sot me shefin e Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Përmes një komunikate për media, thuhet se në takim është folur për angazhimin e KQZ-së për harmonimin e Rregulloreve Zgjedhore me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Nga ana e tij, ambasadori Szunyog u shpreh i kënaqur që në reformë zgjedhore janë përfshirë shumica e rekomandimeve të vëzhguesve të Bashkimit Europian, të cilët që nga viti 2013 kanë vëzhguar nga afër proceset zgjedhore në Kosovë.” – u bë e ditur në komunikatë.

Në fund, thuhet si vijon: “Po ashtu, ai shprehu gatishmërinë për të vazhduar me mbështetje për KQZ-në në harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin e ri”.

Lajme të ngjashme