Fjalimi emocional i deputetit turk të Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë: Urime 28 nëntorin
Kryetari i Grupit parlametnar multietnik 6+ i Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan ka mbajtur një fjalim emocional në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Kervan uroi 110 vjetorin e pavarësisë duke thënë se komuniteti i tyre dhe grupi multietnik janë të përkushtuar për bashkëpunim institucional në Kosovë dhe Shqipëri.
"Grupi Multientnik i përbërë nga boshnjakë, romët dhe egjiptasit dhe ashkalinjtë, ju urojnë 110 vjetorin dhe mbledhjen e parë historike të dy kuvendeve, i shprehim dëshirat edhe urimet tona më të mira. Grupi multietnik është i përkushtuar për bashkupunim institucional në Kosovë dhe Shqipëri".
“Të ndjehen të sigurtë dhe në mënyrë të barabartë, që shtetet tona të jenë shtëpi për secilin prej nesh ku nuk do të ketë dallim prej neve”
“Uroj që le të shtohet edhe më shumë bashkupunimi i fortë mes dy shteteve, jemi të përkushtuar të mbështesim rrugën evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë.”, ka thënë ai ndër të tjera.
