Kryetari i degë së VV-së në Skenderaj emërohet zëvendësministër i Financave
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Hysni Mehani në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave.
Mehana, i cili është kryetar i degës së VV-së në Skenderaj, ka treguar se emërimi ka ndodhur dje.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka bërë me dije së në këtë pozitë do të jap më të mirën.
“Kryeministri Albin Kurti më ka besuar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Financave. Në të gjitha angazhimet e mia jam munduar të jap më të mirën, duke shërbyer me sinqeritet dhe ndershmëri. Njësoj do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Faleminderit të gjithë atyre që po më shkruajnë dhe po më urojnë. Bashkë do të bëjmë më të mirën!”, ka shkruar Mehana.