'Kryetar a je lodhë': Këshilltari i Liburn Aliut e ndryshon tri herë postimin për rrahjen e Muhaxherit - NACIONALE

'Kryetar a je lodhë': Këshilltari i Liburn Aliut e ndryshon tri herë postimin për rrahjen e Muhaxherit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Berat Ganiqi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Pejës, si dhe këshilltar politik i ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Liburn Aliu, ishte ndër të parë që ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ganiqi, pak minuta pas sulmit kishte bërë një postim në Facebook me ironi.

Mirëmëngjesi Pejë. Me sabah paska kërcit dajaku. Tybe keq”. – kishte shkru ai fillimisht në ora 9:20.

Më pas, Ganiqi, saktësisht pas 8 minutave, pra në ora 9:28 ka ndryshuar statusin e tij, ku kishte shtuar edhe një fjali në fund.

Mirëmëngjesi Pejë. Me sabah paska kërcit dajaku. Tybe keq. Kryetar a je lodhë?”

Ndërsa për herë e tretë, asamblisti I VV-së në Pejë, kishte ndryshuar statusin në ora 10:45, ku kishte hequr pyetjen “kryetar a je lodhë?”.

Pas kësaj, Ganiqi i VV-së, kishte reaguar edhe me një status tjetër në Facebook, duke thënë se dhuna nuk zgjedh probleme.

Ai ka shtuar se kryetari nuk duhet sulmuar e as pamjet nuk duhet rikthehen në Pejë.

Dhuna nuk zgidhe probleme! Diskutimet dhe debatët janë ato që zgjidhin problemet. Mendimet ndryshe duhet tolerohen dhe nuk duhet përgjigjur me dhunë! Kryetari nuk duhet sulmuar e as këto pamjet e shëmtuara nuk duhet rikthehen në Pejë. Mospajtimet zgjidhen me debate ndërsa në ketë rast mund të zgjidhen edhe me votë. P.s Video është publikuar ashtu siç është dërguar, në fillim jam informuar që kryetari e ka bërë sulmin por në video shihet ndryshe.” – kishte shkruar ai.

Lajme të ngjashme