Kryesindakalisti Azemi i nervozuar: Punëtorët e sektorit privat janë njerëz të grupit të tretë
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka publikuar një shkrim në të cilin thotë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë janë kategori e grupit të tretë.
Ai ka thënë se kanë qenë të shqetësuar, kur kanë kuptuar që Qeveria do t'i subvencionojë punëtorët e sektorit publik me nga 50 e 100 euro për tre muaj radhazi, ndërkohë punëtorët e sektorit privat jo.
Azemi u shpreh se punëtorët e sektorit privat janë ata të cilët kanë nëvojë më shumë për ndihmë, pasi, sipas tij, kanë paga dyfish më të vogla.
“Nëse dikush duhet stimuluar, atëherë ata janë punëtorët e sektorit privat, ata janë më të varfër, ata janë me paga dyfish më të vogla, ata janë shumë më pak të mbrojtur nga ligji, ata më së shumti e financojnë për buxhetin e shtetit”- thuhet në shkrimin e tij.
Në anën tjetër, ai ka treguar që kanë kërkuar nga Qeveria që ta heqë kushtëzimin.
“Na gënjyet me paga 350 euro me nënshkrim të marrëveshjes kolektive, themelim të giykatës së punës, me inspektime të shpeshta nëper kompani për ta rregulluar orarin e punës, na premtuat orar 40 orë pune në javë, nëper spitale ambulante dhe QMF ku në të njëjtin ambient punuan mjeku, infermieri dhe punëtorët teknikë dhe atë të sigurimit fizik, ne punëtorët teknikë nuk na paguat, na diskriminuat, këtë diskriminim na e pati bërë edhe regjimi i kaluar i Serbisë”- ka thënë ndër të tjera ai.