Kryesia e re e VV-së, Hyseni i PSD-së: Besnikëria pa kusht ndaj liderit është kriteri kyç - NACIONALE

Kryesia e re e VV-së, Hyseni i PSD-së: Besnikëria pa kusht ndaj liderit është kriteri kyç

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zgim Hyseni i Partisë Socialdemokrate është duke debatuar për kryesinë e re të VV-së me panelistët e tjerë në emisionin “Pressing” të T7.

Sipas Hysenit, një kërkesë tjetër për lidershipin e VV-së tashmë është zbatuar.

Sipas tij, kërkesa më e rëndësishme, mbi të gjitha, është besnikëria ndaj liderit.

“Momentin kur ka ndodh ajo ndarja jonë me VV, është instalu një kriter, që është mbi krejt kriteret tjera, ai kriter është oportunizmi, është dëgjueshmëria. Krejt këto mundesh me i plotësu, por nëse nuk e ke besnikërinë pa kusht, krejt këto tjerat nuk vlejnë asgjë. Element tjetër që vlenë me u përmend, është krejt këta njerëzit që i shohim këtu dy gjëra i karakterizojnë; ideologjikisht as nuk e di ndonjë prej tyre që mundesh me thënë kanë bindje ideopolitike të majta”, pohoi Hyseni.

Lajme të ngjashme