Kryesia e PDK-së emëron Petrit Hajdarin në krye të Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Degës në Drenas - NACIONALE

Kryesia e PDK-së emëron Petrit Hajdarin në krye të Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Degës në Drenas

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Petrit Hajdari, ka bërë të ditur se kryesia e kësaj partie ia besoi drejtimin e degës së PDK-së në Drenas, në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Degës.

Hajdari u zotua se do ta drejtoj degën me qëllim të qartë e unifikues “drejt fitoreve e qytetarin e Drenasit drejt prosperitetit që e meriton.”

Postimi:

Qytetarë të dashur, aktivistë e simpatizantë të PDK-së,

Sot, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryesia e PDK-së, kanë emëruar kryesinë e degës së PDK-së në Drenas dhe ma kanë besuar mua drejtimin e kësaj dege në cilësinë e Ushtruesit të Detyrës së Kryetarit të Degës.

Vizioni, qëllimi dhe e gjithë energjia ime është vetëm për Drenasin dhe këtë e ka të qartë edhe partia në qendër edhe qytetari i Drenasit.

Zotohem që me qëllim të qartë e unifikues, do ta drejtoj degën drejt fitoreve e qytetarin e Drenasit drejt prosperitetit që e meriton.

Ju falenderoj shumë, të gjithëve pa dallim, për mesazhet e panumërta e për besimin e shprehur gjithandej.

Këtë besim do t'jua shpërblej juve me punë e PDK-së me dedikim të sinqertë.

Ju falemnderit të gjithëve,

Lajme të ngjashme