Kryeshefi i KOSTT-it ankohet në komision: Ka pasur tendenca të anëtarëve të bordit për interferime - NACIONALE

Kryeshefi i KOSTT-it ankohet në komision: Ka pasur tendenca të anëtarëve të bordit për interferime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeshefi i KOSTT-i, Evatar Zeqiri, ka akuzuar disa anëtarë të bordit të kësaj ndërmarrje për inetrferime në punët e tij.

Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të KOSTT-it në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Zeqiri, ka përmendur emrat e anëtarëve të bordit të cilët e kanë penguar në punë.

“Muajt e fundit ka pas tendenca për interferime nga anëtarët e Bordit. Këtu kem anëtarët të cilët janë marrë më shumë më prokurim sesa unë… ka raste të tilla individuale. Zonja Gashi dhe zotëri Zariqi kanë kërku që me raportu zyrtari i prokurimit. Përgjegjësitë janë individuale mirëpo llogaridhënia mbetet të kryeshefi. Kohëve të fundit është bërë e pamundshme me punu prej tyre”, ka thënë ai, duke vazhduar kritikat e tij.

“Pjesën kryesore të punës m’u ka dasht me u marrë me dy anëtarë të Bordit. Nuk e kam njoftuar Kuvendin se kam mendu që këto çështje mund të zgjidhen dhe janë kalimtare. Unë kam marrë vlerësimin 2-sh. Dosjet e prokurorimit janë në platformë. As unë s’kam qasje. Informatat që janë publike janë publike, ‘filet’ nuk janë publike. Kam pas probleme edhe me staf. Janë marrë me çështje që s’janë të Bordit, por të memaxhmentit. Nuk mundet dikush me konstatu shkelje përderisa janë institucionet kompetente”, ka thënë Zeqiri, raporton EO.

Gjatë mbledhjes se komisionit, anëtare e përmendur nga Zeqiri i kanë mohuar akuzat.

Anëtarja e Bordit, Ajrina Gashi, ka thënë se pretendimet e kryeshefit janë të pabaza.

“Nuk e mohoj që kam kërku raporte që janë të incizuara. Në fillim të vitit 2024 një anëtar i bordit e ngrit një çështje për transformatorin… Edhe kur kemi kërku raport për të ka qenë procesi i mbyllur… kompania ‘Madkos’ na ka paditë. Po më vjen shumë keq nga kryeshefi. Unë e kam përkrah kryeshefin në çdo sferë. Asnjëherë të vetme kryeshefit ekzekutiv nuk i kam shku në zyre me i pengu gjatë punës. Nëse kam kërku diçka jashtë ligjit, jam e gatshme me dhanë përgjegjësi para cilitdo organ shqyrtues ose ligjor”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme