Kryeprokurori Gashi zotohet për luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë pjesë për herë të parë në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës pas marrjes së detyrës.
Gashi tha se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë prioritet i mandatit të tij, duke theksuar se “askush nuk do të jetë mbi ligjin”.
Ai u bëri thirrje prokurorëve për profesionalizëm dhe integritet, ndërsa premtoi mbështetje për hetime më efikase, veçanërisht ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.