Kryeprokurori Gashi: Zbulimi i varrezës masive në Zubin Potok hap drejt të vërtetës - NACIONALE

Kryeprokurori Gashi: Zbulimi i varrezës masive në Zubin Potok hap drejt të vërtetës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka vlerësuar punën dhe angazhimin e institucioneve ligjzbatuese të Kosovës në rastin e zbulimit të varrezës masive në Zubin Potok, ku janë gjetur mbetje mortore dhe dyshohet se ndodhen edhe trupa të tjerë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Në një deklaratë, Gashi theksoi se zbulimi i këtyre varrezave përfaqëson një përpjekje shtetërore për zbardhjen e së vërtetës dhe vendosjen e drejtësisë, duke e cilësuar ndriçimin e këtyre rasteve si detyrim institucional dhe ligjor ndaj viktimave dhe familjeve të tyre.

Ai vlerësoi gjithashtu praninë dhe bashkëpunimin e institucioneve dhe qytetarëve në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, duke theksuar se kontributi i tyre është thelbësor për identifikimin e viktimave dhe të personave përgjegjës për këto krime, me qëllim që ata të dalin para drejtësisë.

Lajme të ngjashme