Kryepeshkopi serb merr pjesë në procesionet ortodokse në Pejë, njofton Manastiri i Deçanit - NACIONALE

Kryepeshkopi serb merr pjesë në procesionet ortodokse në Pejë, njofton Manastiri i Deçanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vitin e kaluar e kishin kthyer mbrapsht nga Merdarja, por sivjet duket se Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, ka marrë mësimet e duhura dhe është lejuar të hyjë në Kosovë, ku ka marrë pjesë në procesionet fetare orotodokse.

Herën e kaluar kujtojmë se ia kishte mësyer udhëtimit në Kosovë në kohë festash të Krishtlindjeve katolike, gjë që ishte lexuar edhe si provokim.]

“Shenjtëria e Tij Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije mbërriti në Manastirin e Patriarkanës së Pejës në Kosovë.Shenjtëria e tij, Patriarku serb Porfirije, mbërriti sot pasdite, më 3 janar 2024, në Manastirin e Patriarkanës së Pejës, një lavra stauropegiale dhe selia e lashtë shpirtërore dhe historike e kryepeshkopëve dhe patriarkëve serbë (që nga shekulli i 13-të)”, ka shkrar Manastiri i Deçanit në “X”.

Lajme të ngjashme