Kryenaftari Berjani: Qytetarët ankohet gjithmonë se nafta është shtrenjtë, Kosova është më e lira pas Maqedonisë - NACIONALE

Kryenaftari Berjani: Qytetarët ankohet gjithmonë se nafta është shtrenjtë, Kosova është më e lira pas Maqedonisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fadil Berjani, Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka folur në lidhje me çmimin e naftës në Kosovë.

Në një intervistë për EO, Berjani ka deklaruar se kohëve të fundit tregu i çmimeve të naftës ka pasur një stabilitet.

Tutje, Berjani ka vlerësuar se Kosova është me çmime të naftës më e lira në regjion.

“Sa i përket çmimeve të derivateve të naftës në tregun kosovar, që dy muaj, nuk ka pasur ndryshim, tregu ka qenë shumë stabil edhe çmimet kanë qenë shumë në nivelin e duhur. Rast konkret një litër derivat i naftës është 1.17 deri 1.27, benzina 1.19 deri 1.26. Lëvizje ka pasur, por kanë qenë lëvizje të vogla. Për qytetarët tanë çmimi i derivateve i naftës gjithmonë ankohen se është i shtrenjtë unë i kuptoj, por Kosova me çmime është në regjion më e lira pas Maqedonisë Veriore. Çmimet i ceka në Maqedoni sot sillen rreth 1 euro e 10 centë, ndërsa në shtete në regjion Shqipëri, Serbi është 1.80-90. Për standardin çfarë e kemi, çmimi kishte me qenë real 1 euro” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme