Kryeministrja serbe 'merr poza' pranë flamurit të Republikës së Kosovës
Nga takimi i sotëm i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin është nxjerr në foto, e cila po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale.
Aty shihet kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, para flamurit të Republikës së Kosovës.
Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, këtë foto e ka vlerësuar si foto të vitit.
“Photo of the year! Nuk është montazh, është realitet. Kryeministrja serbe merr poza pranë flamurit të Republikës së Kosovës. Morali i kësaj foto: Të marrim në konsideratë këshillat e partnerëve ndërkombëtarë”, ka shkruar Muftaraj.