Kryeministrja e Serbisë thotë se po përballen me presione të mëdha nga Perëndimi - NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë thotë se po përballen me presione të mëdha nga Perëndimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se shteti i tyre po përballen me presione të mëdha nga fuqitë e mëdha perëndimore pas nënshkrimit të marrëveshjes mes vendit të saj dhe Rusisë në fushën e politikës së jashtme.

Bërnabiq pretendon se presioni ndaj Serbisë është në përpjesëtim të drejtë me shkallën e hipokrizisë së fuqive të mëdha, transmeton B52.

“Karta e OKB-së dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare ruanin paqen në botë. Shkelja e tyre në rastin e Serbisë, që ishte e qartë për të gjithë ata që donin ta shihnin në atë kohë, hapi Kutinë e Pandorës dhe interpretimi selektiv i parimeve të së drejtës ndërkombëtare e solli botën atje ku jemi sot”, tha Bërnabiq.

Kryeministrja serbe theksoi se vendi i saj është që të respektohet pa dallim e drejta ndërkombëtare.

“Pa dallim do të thotë se integriteti territorial i vendeve të njohura ndërkombëtarëshit është i pacenueshëm”, tha ajo.

Lajme të ngjashme