Kryeministrja daneze: Fatkeqësisht, Trump duhet marrë seriozisht kur thotë se e dëshiron Grenlandën - NACIONALE

Kryeministrja daneze: Fatkeqësisht, Trump duhet marrë seriozisht kur thotë se e dëshiron Grenlandën

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha të hënën se beson që Donald Trump e ka seriozisht lidhur me dëshirën për të marrë nën kontroll Grenlandën, dhe se si Danimarka ashtu edhe Grenlanda e kanë refuzuar qartë këtë ambicie, raporton BBC.

Duke iu rikthyer një teme që e kishte përmendur gjatë mandatit të tij të parë si president dhe më herët në mandatin e tij të dytë, Trump tha të dielën: “Ne na duhet Grenlanda, absolutisht. Na duhet për mbrojtje.”

Komentet e tij, që erdhën menjëherë pas një operacioni ushtarak të ShBA-së për të kapur Maduron, kanë ringjallur shqetësimet në Grenlandë, një territor autonom danez, si dhe në Kopenhagë.

“Fatkeqësisht, mendoj se presidenti amerikan duhet marrë seriozisht kur thotë se e dëshiron Grenlandën,” i tha Frederiksen transmetuesit publik DR.

“E kam bërë shumë të qartë qëndrimin e Mbretërisë së Danimarkës, dhe Grenlanda ka thënë vazhdimisht se nuk dëshiron të jetë pjesë e Shteteve të Bashkuara,” shtoi ajo.

“Nëse Shtetet e Bashkuara sulmojnë një tjetër vend të NATO-s, gjithçka ndalet,” tha Frederiksen.

Lajme të ngjashme