Kryeministria tregon se për çka diskutuan Kurti dhe Hamza gjatë takimit të sotëm - NACIONALE

Kryeministria tregon se për çka diskutuan Kurti dhe Hamza gjatë takimit të sotëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje lidhur me takimin mes Kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, dhe deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, rreth tre orë pasi ky i fundit u pa duke dalë nga ndërtesa e komunës së Mitrovicës.

Sipas njoftimit, gjatë takimit me Hamzën u diskutua “rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët.”

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, takoi sot në zyrat e tyre respektive kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Ai fillimisht u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq nga i cili u njoftua për punën e deritanishme dhe realizimin e projekteve që sjellin zhvillim ekonomik dhe shërbime efikase në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim. Pas takimit me kryetarin Atiq, kryeministri u mirëprit nga kryetari i Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza, me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Lajme të ngjashme