Kryeministri vazhdon takimet me mbesën e qiradhënësit të tij - NACIONALE

Kryeministri vazhdon takimet me mbesën e qiradhënësit të tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar takimet me Jeta Zagragjën.

Kjo e fundit është mbesa e qiradhënësit të kryeministrit, Blerim Zagragjës, aktivist i VV-së që edhe ia ka lëshuar shtëpinë me qira shefit të ekzekutivit, çështje për të cilën Nacionale ka raportuar më parë e poashtu për të cilën Anti-Korrupsioni edhe ka filluar hetimet.

Kujtojmë, Blerim Zagragja merr vetëm 250 euro qira nga Kurti, ani pse shtëpia e madhe ku banon i pari i qeverisë është afër 230 metra-katrorë.

Gazeta muaj më parë kishte raportuar për këtë çështje, duke hasur edhe në çmimin real të qirasë së një shtëpie të tillë.

Se mbesa e tij, pra Jeta Zagragja është takuar me kryeministrin Kurti shihet edhe në komunikatën e Qeverisë.

"U theksua rëndësia e edukimit në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit si dhe kontributi që mund të japë sektori privat dhe diaspora në fushat e ndryshme ku sektori publik ballafaqohet me mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore", thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lajme të ngjashme