Kryeministri spanjoll njofton pako ndihme prej 1 miliard eurosh për Ukrainën - NACIONALE

Kryeministri spanjoll njofton pako ndihme prej 1 miliard eurosh për Ukrainën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Spanja do t’i japë Ukrainës një pako të re ndihmash me vlerë të 1 miliard eurove këtë vit, tha të hënën në Kiev kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, gjatë një takimi ndërkombëtar me rastin e trevjetorit të fillimit të pushtimit rus.

Kjo pako vjen si pjesë e një marrëveshjeje 10-vjeçare për siguri dhe mbrojtje të nënshkruar në majin e vitit të kaluar, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit spanjoll. Vitin e kaluar, Madridi tashmë kishte dërguar më shumë se 1 miliard euro ndihma për mbrojtjen e Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne do të vazhdojmë që ta përkrahim Ukrainën aq gjatë sa të jetë e nevojshme” – tha Sanchezi në samitin ndërkombëtar të udhëheqësve, duke e theksuar nevojën që edhe Qeveria e Ukrainës, edhe Bashkimi Evropian të jenë të pranishëm në çfarëdo negociatash të paqes me Moskën.

“Asgjë rreth Ukrainës pa Ukrainën dhe asgjë rreth sigurisë evropiane pa Evropën” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme