Kryeministri serb: KFOR-i është në Kosovë, na mbetet vetëm rezistenca civile
“Beogradi është i gatshëm për dialog me Prishtinën”, tha Kryeministri serb Millosh Vuçeviq, çdo gjë tjetër çon në një “rrugë pa krye”.
Në një deklaratë për Euronews, kryeministri serb tha se nuk duhet të harrojmë se KFOR-i është i pranishëm në Kosovë.
“Ajo që duhet të bëjmë është që të fuqizojmë ekonomikisht serbët e Kosovës, dhe të ofrojmë rezistencë civile që lejohet”, tha Vuçeviq.
Vuçeviq ka vazhduar me propagandën e tij, duke pretenduar se serbët po sulmohen vazhdimisht në Kosovë.