takohet me ministrat e Finlandës dhe Irlandës - NACIONALE

takohet me ministrat e Finlandës dhe Irlandës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy delagacione po qëndrojnë sot në Kosovë, ku nga mëngjesi kanë filluar takimet me krerët e lartë të shtetit.

Delegacionet nga Finlanda dhe Irlanda të kryesuara nga Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne janë takuar me kryeministrin Kurti.

Gjatë këtij takimi sipas Zyrës së Kryeministrit delegacionet mbështetën liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në KE dhe BE.

“Në hapje të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës dhe Finlandës në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit evropian. Kryeministri i falënderoi për përkrahjen për procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare”.

“Ministrja Tuppurainen shprehu mbështetjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe në BE. Të dy ministrat vlerësuan lartë angazhimin e Kryeministrit Kurti dhe punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Lajme të ngjashme