Kryeministri Kurti pozon teksa Lajçak e priste për darkë - NACIONALE

Kryeministri Kurti pozon teksa Lajçak e priste për darkë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili po qëndron në Bruksel për takimin e nesërm me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, është parë teksa forografohej para selisë në Bruksel në pamjet që i ka siguruar Kanal 10.

Krahas Kurtit shihet edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel Agron Bajrami.

Tutje, Emisari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak pranoi faktin se ka takuar ndaras kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq.

Në pyetjet e gazetarëve se çka pret nga nesër, ai u përgjigj shkurt: Marrëveshje!

Ndërkaq, kur pyetjet vërshuan se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, ai tha se nuk pret të jetë finale.

Lajme të ngjashme