Kryeministri i Sri-Lankës zgjidhet president i vendit
Kryeministri i Sri-Lankës, Ranil Wickremesinghe, i cili aktualisht është duke e mbajtur edhe postin e presidentit në detyrë, është zgjedhur president me votat e deputetëve të vendit.
Wickremesinghe e mori postin e presidentit në detyrë, pasi presidenti i mëparshëm, Gotabaya Rajapaksa, u largua nga vendi dhe më vonë dha dorëheqje pas protestave masive në kohën e krizës së rëndë ekonomike.
Disa ditë më parë, mijëra protestues e rrethuan rezidencën presidenciale dhe u futën brenda saj, madje duke i shfrytëzuar asetet e saj. Disa protestues u panë duke u freskuar në pishinën e rezidencës.